Edhe një i mbytur në plazhin e Vlorës

Edhe një i mbytur në plazhin e Vlorës

Kronika qershor 26, 2019 - 16:46
Detajet

Një tjetër viktimë i shtohet bilancit tragjik të këtij fillim sezoni plazhi.

Ditën e sotme një tjetër pushues është mbytur në plazhin e Vlorës.

Siç raporton Report Tv, ditën e sotme është mbytur në plazhin e Vlorës një tjetër pushues.

Viktima është një i moshuar, i identifikuar si SH.C 70 vjeç.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë humbën jetën tre pushues, ndërsa dy të tjerë janë futur në det për t’u larë, por nuk kanë dalë më duke u shpallur të zhdukur.