“Kriminelët po largohen nga Veriu i Kosovës”
FOTO: Laura Hasani

“Kriminelët po largohen nga Veriu i Kosovës”

Kronika korrik 14, 2019 - 21:34
Lexoni detajet

Grupet kriminale në Mitrovicën e Veriut kanë filluar të jenë më pak dhe të ikin nga kjo pjesë e Kosovës

Policia e Kosovës po pretendon se në Veri ka rënie të grupeve të kriminalitetit, pas aksioneve të shumta të tyre në këtë pjesë të vendit.

Afrim Ahmeti, Drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, po thotë të gjitha këto me shumë bindje pas operacioneve të fundit.

“Fatmirësisht këto grupe kriminale janë më pak apo më të ulëta për shkak se një numër i tyre janë arrestuar, një numër i tyre janë detyruar të ikin nga Kosova”, tha Ahmeti.

Ahmeti po thotë se krejt kjo po vjen pas punës së Policisë dhe arrestimeve të personave të kërkuar dhe që kanë operuar në atë pjesë të vendit.

“Kem persona të arrestuar, kem mallrat të konfiskuar e shumë gjëra të tjera”, tha Ahmeti.

Të gjitha këto aksione që Policia e Kosovës i kryen në Veri dhe në të gjithë territorin e Kosovës i bënë në bashkëpunim me banorët dhe njësitë inteligjente.