Rikthehen të shtënat në ahengje, policia në aksion

Rikthehen të shtënat në ahengje, policia në aksion

Kronika July 20, 2019 - 12:15
Lexo tjera detaje

Stina e verës bashkon familjet në Kosovë. Kjo bënë që edhe ahengjet familjare të jenë më të shpeshta në këtë kohë.

Edhe pse policia po apelon që mos të ketë të shtëna me arme në ahengjet familjare, kosovarët nuk e kanë ndërmend t’i shmangën traditës.

Tri raste i ka identifikuar policia vetëm gjatë ditës së djeshme, raporton lajmi.net.

Në Ferizaj është arrestuar një person pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta me gaz dhe katër gëzhoja janë konfiskuar, ndërsa me  vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, në Pejë është arrestuar një person pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole dhe 36 fishkë të kalibrit 9mm për të cilën i dyshuari kishte leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në Istog është intervenuar në një rast.

“Istog 18.07.2019 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole dhe dy fishekë të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të policisë.