Vetëvritet një person në Viti, dyshohet se kishte probleme familjare

Vetëvritet një person në Viti, dyshohet se kishte probleme familjare

Kronika July 20, 2019 - 16:45
Detajet

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se një person i moshës 60 vjeçare, ka kryer vetëvrasje.

Dyshohet se sot rreth orës 4h të mëngjesit, në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e goditur vetveten me armë zjarri, në pjesën e kokës.

“I ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në një komunikatë për media të Prokurorisë Themelore në Gjilan

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

Një automjet, i markës ‘’Opel Astra’’

Një armë e llojit ‘’Broëning’’, kalibër 7.65 mm,

Një gëzhojë kalibër 7.65 mm, si dhe,

Një karikator me shtatë fishekë, të së njëjtës armë.