12% e fëmijëve shqiptarë bien viktimë e ngacmimeve seksuale

12% e fëmijëve shqiptarë bien viktimë e ngacmimeve seksuale

Kronika July 20, 2019 - 19:37
Detajet

Ngjarja e Durrësit ku një 8 vjeçare u tentua të abuzohej seksualisht nga disa të rinj brenda ambienteve të shkollës ka kthyer në vëmendje fenomenin shqetësues.

Në Shqipëri mungojnë të dhënat e sakta, por sipas një Studimi Epidemiologjik në Ballkan për Abuzimin dhe Neglizhencën e fëmijëve rezulton se 12% e fëmijëve shqiptarë janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre viktime e abuzimeve seksuale.

Në gjysmën e parë të këtij viti nuk kanë munguar rastet tronditëse. Një ndër ta ishte në qytetin e Kavajës ku një e mitur u abuzua nga 7 adoleshentë, apo rasti i pak ditëve më parë ku një vajzë është abuzuar seksualisht nga i ati për tri vite.

Ndërkohë për vitin 2018 janë regjistruar 5 raste, nga të cilët 1 rast abuzimi në shkollë ndërsa 4 raste të tjera kanë ndodhur në komunitet.

 Në 50 %  të rasteve të raportuara viktimat kanë qenë të grupmoshës 16 deri në 18 vjeç dhe në 50% të këtyre rasteve dhunuesit janë persona të rritur jo të afërm të fëmijës.

Por cilat janë pasojat që shkaktojnë në psikologjinë dhe shëndetin e fëmijëve abuzimet seksuale?

Si ngacmimi ashtu edhe abuzimi seksual ndikon në zhvillimin e vlerësimit për veten, dëmton zhvillimin e personalitetit, socializimin me të tjerët si në moshë fëmijnore por edhe në moshën e adoleshences dhe moshën madhore.

Vetmia, niveli i testosteronit i lartë rrit rrezikun e sjelljeve provokative seksuale, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatëzanitë e padëshiruara. Tek djemtë vihen re të njejtat simptoma fizike dhe ndryshime hormonale dhe më tepër sjellje agresive në shkollë, familje dhe probleme të vëmendjes./oranews