Prokuroria jep detaje për vdekjen e personit që u rrah tek shkallët e nënkalimit në Prishtinë

Prokuroria jep detaje për vdekjen e personit që u rrah tek shkallët e nënkalimit në Prishtinë

Kronika July 20, 2019 - 22:03
Detajet

Përmes një njoftimi për media Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për rastin e rëndë i cili ka ndodhur sot në Prishtinë e ku një person pas lëndimeve të rënda që ka marrë ka vdekur, transmeton “Zëri.info”.

Rasti ka ndodhur tek shkallët e nënkalimit në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Pokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, sot, gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G.R.,  si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.

Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.

Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi./ZERI