3-vjeçari nga Ferizaj rrëzohet nga traktori, dërgohet në spital

3-vjeçari nga Ferizaj rrëzohet nga traktori, dërgohet në spital

Kronika July 21, 2019 - 11:56
Lexo Detajet

Të shtunën në Ferizaj një fëmijë 3-vjeçar aksidentalisht është rrëzuar nga traktori

Në polici është raportuar se 3-vjeçari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të nevojshëm mjekësor, pasi dyshohet se nga pakujdesia është rrëzuar nga traktori.

Në raportin 24 orësh të policisë, theksohet se rasti është duke u hetuar ndërkaq është cilësuar si “lëndim aksidental”.