Arrestohet në Gjermani vrasësi kosovar i dënuar me burgim të përjetshëm

Arrestohet në Gjermani vrasësi kosovar i dënuar me burgim të përjetshëm

Kronika July 21, 2019 - 23:28
Detajet

Një shtetas kosovar, 28 vjeçar, është ndaluar të shtunën pasdite nga Policia në Mindelheim, Gjermani, pasi i njëjti po ngiste veturën derisa në të njëjtën kohë po e përdorte edhe telefonin.

Por, doli se kosovari shkelje të vetme nuk e kishte përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, por se ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në vendlindje për vrasjen e një personi dhe ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Kosovës.

Policia, sipas raportimeve ka njoftuar ta kenë ndalur 28 vjeçarin që po ngiste një veturë tip “Mercedes” dhe më pas e kishin kuptuar se ndaj tij ka urdhërarrest ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch

” Policia kontrolloi 28 vjeçarin në Mindelheim sepse gjatë vozitjes ai kishte përdorur telefonin. Doli se autoritetet në Kosovë kishin lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtarë për të pasi që i njëjti ishte gjetur fajtorë për vrasjen e një njeriu”.

Raportohet se ai do të dëbohet nga Gjermania dhe do të vazhdojë vuajtjen e dënimit në vendlindje.