Arrestohet në Podujevë një tregtar i armëve nga Shqipëria

Arrestohet në Podujevë një tregtar i armëve nga Shqipëria

Kronika gusht 14, 2019 - 11:35
Lexoni detajet

Është arrestuar në Podujevë një shtetas nga Shqipëria, pasi i njëjti dyshohet se tregtonte armë ilegalisht në Kosovë.

Fillimisht, policia e Kosovës ka pranuar disa informata nga policia shqiptare se i dyshuari po merret me kontrabandë të armëve.

“Është raportuar se pas pranimit të një informate  përmes ILEC-u nga shteti i Shqipërisë, se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar në flagrancë duke shitur armë, Njësiti i Hetimeve të Krimit të Organizuar gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar  293 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,, një kuti me pajisje për pastrimin e armëve  dhe një pushkë gjuetie me 17 copë fishekë me leje, në emër të prindit”, thuhet ën raportin ditor të policisë së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit, policia ka hapur rast për ‘import, eksport, furnizim /shitje e paautorizuar e armeve’.