Vdes një i ri nga Mitrovica, i rrëzohet krani në Gjermani

Vdes një i ri nga Mitrovica, i rrëzohet krani në Gjermani

Kronika gusht 14, 2019 - 14:37
Lexo Detajet

Një incident gjatë punës ka marrë jetën e Rexhep (Nasuf) Kurtit nga fshati Vllahi e Mitrovicës.

Ai kishte qenë duke punuar bashkë me dy kolegë në një kran, në momentin kur krani është rrëzuar.

Vdekjen, përveç Rexhepit, e ka gjetur edhe një person tjetër, ndërkaq i treti ndodhet në koma dhe nuk dihet për gjendjen shëndetësore. Vlen të theksohet se vetëm Rexhepi ishte shqiptar.

Rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të mitrovicasit, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e ngushtë. Reporteri.net ka konfirmuar rastin edhe nga familjarë të ngushtë.

Image