26-vjeçarja shqiptare mbytet në det, shpëton mrekullisht vajza e saj 6-vjeçe

26-vjeçarja shqiptare mbytet në det, shpëton mrekullisht vajza e saj 6-vjeçe

Kronika August 17, 2019 - 18:57
Lexoni detajet

Një 26 vjeçare ka humbur jetën në brigjet e detit jon në Metaponto, teksa notonte në det me të bijën vetëm 6 vjeçe.

Rojet bregdetare kanë parë thirrjet dhe lëvizjet e gruas në det dhe kanë ndërhyrë. Pavarësisht se 26 vjeçarja është nxjerrë nga deti së bashku me të bijën, gjendja e gruas ishte e rëndë. Ambulanca ka ardhur në kohë pasi është thirrur nga pushuesit në plazh, por gjithçka ka qenë e kotë. E reja ka humbur jetën. E teksa nëna shqiptare nuk arriti të shpëtojë, vajza e saj 6 vjeçare fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një hetim ka nisur dhe është ende e paqartë sesi ka ndodhur tragjedia. Pritet që ekspertët të kryejnë një autopsi mbi trupin e të ndjerës për të zbuluar më shumë për atë që ndodhi këtë mëngjes të shtune, shkruajnë mediat italiane.