Të aksidentuarit përfshirë të vdekurën nga aksidenti në autostradë ishin nga Kumanova

Të aksidentuarit përfshirë të vdekurën nga aksidenti në autostradë ishin nga Kumanova

Kronika August 18, 2019 - 17:03
Lexo Detajet

Sot rreth orës 10:00, në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Suharekës në Kosovë, ka humbur jetë një vajzë 18-vjeçare nga Kumanova, ndërsa katër persona të tjerë, familjarë të viktimës, janë lënduar.

Sipas informatave jozyrtare, dyshohet se makina e aksidentuar është goditur nga një makinë tjetër, e cila pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi I ngjarjes në drejtim të paditur.

Kjo gjë ka bërë makinën e tipit BMW me të cilën po udhëtonin viktimat, të humbet kontrollin, duke përfunduar tragjikisht.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës, ndërsa trupi I pajetë I viktimës është dërguar për obduksion tek mjeku ligjorë.