Shqiptari në Australi pranon se e kishte vrarë të bijën

Shqiptari në Australi pranon se e kishte vrarë të bijën

Kronika August 20, 2019 - 23:40
Lexo Detajet

Petrit Lekaj, shqiptar në Australi, ka pranuar vrasjen e vajzës së vet, Sabrina Lekaj, në fund të korrikut.

20-vjeçarja ishte gjetur e vrarë në një veturë, pas goditjeve të marra me thikë. Vetura ishte fare pranë shtëpisë së familjes.

Një shqiptar në Australi akuzohet se vrau të bijën pse doli natën me shoqe

Në këtë veturë ishte gjetur edhe 49-vjeçari, Petrit Lekaj, i cili u akuzua menjëherë se kishte kryer vrasjen e së bijës, raporton “abc”.

Tani përmes një videoincizimi nga spitali psikiatrik, Lekaj ka pranuar në seancën në gjykatë se ishte ai që e kishte vrarë të bijën.

Lekaj s’ishte paraparë të paraqitej në gjykatë deri në janar, por ai i kishte thënë avokatit të tij se dëshiron të pranojë fatin, dhe kjo iu mundësua përmes lidhjes nga spitali.