Katër persona të arrestuar për prostitucion në Prishtinë

Katër persona të arrestuar për prostitucion në Prishtinë

Kronika August 21, 2019 - 10:59
Lexoni detajet

Në lagjen Kalabria në Prishtinë dje janë arrestuar katër të dyshuara për prostitucion, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Njësia përkatëse policore ka identifikuar dhe arrestuar katër femra K-Shqiptare nën dyshimin e bazuar se të njëjtat janë përfshirë në veprën ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’”, thuhet në komunikatën e policisë. 

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.