Gjilan: I sëmuri mental rrah babanë, arrestohet
Foto: Ilustrim

Gjilan: I sëmuri mental rrah babanë, arrestohet

Kronika August 21, 2019 - 11:30
Lexo Detajet

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur babanë e tij. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan kurse i dyshuari ka probleme mendore, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, përcjell zeri.info.

Njoftimi i plotë i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar me probleme mendore, pasi që i njëjti kishte rrahuar babanë e tij viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.