Komuna e Prishtinës gjobit kompanitë e ndërtimit për bllokim të trotuareve

Komuna e Prishtinës gjobit kompanitë e ndërtimit për bllokim të trotuareve

Kronika August 21, 2019 - 16:34
Detajet

Komuna e Prishtinës përveç problemeve të tjera që mundohen t'i reduktojnë në kryeqytet, tani ka filluar ta mënjanojë edhe problemet me bllokimin e trotuareve.

Së fundmi me vendim të komunës është gjobitur një kompani e ndërtimit e cila me material ndërtimor ka bllokuar trotuarin, me këtë rast është detyruar menjëherë të lirojë hapsirën, përcjell "Zëri.info".

Adonis Tahiri nga Komuna e Prishtinës ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes si dhe dokumentin e gjobitjes.

"Nuk mund të bllokohet trotuari, pa leje paraprake nga organi kompetent. Pala obligohet që brenda orës ta lirojë hapësirën", ka shkruar Tahiri në "Facebook".