Vdes një 31-vjeçar në Llapnasellë

Vdes një 31-vjeçar në Llapnasellë

Kronika August 23, 2019 - 08:44
Lexoni detajet

Një person ka vdekur mbrëmë nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë.

Këtë e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës.

Ajo deklaroi se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i së cilës ka humbur jetën, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti.

“Vdekjen e viktimës mashkull F.G 31 vjeç, e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës”.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti për klan kosovën.