Arrestohet 25-vjeçari në Pejë pasi kërcënoi me armë kamerierin

Arrestohet 25-vjeçari në Pejë pasi kërcënoi me armë kamerierin

Kronika August 24, 2019 - 22:55
Lexoni detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kishte kërcënuar me armë punëtorin e një kafeneje në Pejë. I dyshuari edhe pse kishte arritur që të ikte, policia arriti ta kapte dhe ta arrestonte. Madje ai e kishte armën me vete edhe kur ishte arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në orën 15:45 në njërën prej kafeneve të Pejës.

Arma e cila ishte gjetur e fshehur në pjesën prapa ulësve të makinës. Lloji i armës është ‘Gap’ cal. 8mm, me një karikator dhe një fishek 9mm.

“Një person i dyshuar, shtetasi sh/K me inicialet Y.G.(1994) kishte ekspozuar armën duke kanosur viktimën shtetasin shqiptar Kosovar, punëtor në ketë kafitëri.

Reagimi policor ishte i menjëhershëm, edhe pse i dyshuari kishte arritur të largohej nga ky lokacion, policia arrin ta kapë të njëjtin, kthen në vendin e ngjarjes për të gjetur edhe armën me të cilën kishte kanosur viktimën”, njofton Policia. /Express