Radojiçiq ngrit padi ndaj Rada Trajkoviqit

Radojiçiq ngrit padi ndaj Rada Trajkoviqit

Kronika September 14, 2019 - 20:10
Detajet

Ndonëse është duke u kërkuar nga autoritetet e drejtësisë kosovare, Milan Radojiçiqit po i del kohë të merret edhe me deklaratat e politikanëve.

Ai ka ngritur padi ndaj politikanes serbe, Rada Trajkoviq, lidhur me deklaratat e kësaj të fundit të cilat e ndërlidhin Radojiçiqin me vrasjen e ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq më 16 janar të vitit të kaluar në Mitrovicën e Veriut, transmeton lajmi.net.

Goran Petronijeviq, avokat i Radojiçiqit ka thënë për mediat serbe se klienti i tij ka pësuar dëmtim të imazhit të tij pas deklaratave të Trajkoqviq.

Sipas Petronijeviq, deklaratat e Trajkoviqit kundër Radojiçiqit janë dhënë për motive personale dhe jo politike.

“Ne duhet ta rikujtojmë se Radojiçiq është nënkryetar i partisë më të madhe serbe në Kosovë. Deklaratat e Trajkoviq është e qartë se janë dhënë për dëmtimin e imazhit të Radojiçiqit në Kosovë”, ka thënë ai.

Madje sipas tij, Radojiçiq është ofenduar në shumë mënyra, duke u ndërlidhur me vrasjen e Ivanoviqit, pa asnjë provë.

Padia ndaj Trajkoviqit është bërë në fillim të shtatorit.

Por, deklaratat e Trajkoviq nuk janë diçka e re që e ndërlidhin Radojiçiqin me vrasjen e Ivanoviqit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër arrest për nënkryetarin e Listës Serbe, që në të kaluarën njihej edhe si “bosi” i krimit në veri.