Aksidentohen tri vetura në Poklek të Drenasit, lëndohen dy persona
Kronika
September 14, 2019 - 21:04
Detajet
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, lëndime trupore kanë pësuar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:30, ka ndodhur një aksident rrugor në rrugën Drenas – Komoran (vendi Poklek i ri), në mes tri automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjkësore kanë kërkuar dy persona. Me rastin po merret njesiti i trafikut. “, ka thënë Ahmeti.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, si pasojë e aksidenteve dhjetëra persona e kanë humbur jetën brenda këtij viti.