Përfitues i madh i tendereve në Kosovë - Arrestohet për mashtrime tatimore

Përfitues i madh i tendereve në Kosovë - Arrestohet për mashtrime tatimore

Kronika September 15, 2019 - 12:49
Detajet PËRFITUES I MADH I TENDERËVE NË KOSOVË ARRESTOHET PËR MASHTRIME TATIMORE

Gjatë kohës që deputetët e maxhorancës në Parlament po votonin për të rrëzuar 8 dekretet e presidentit Ilir Meta, ndër to edhe ai i koncesionit miliona dollarësh për rrugën Milot-Balldren, policia ka arrestuar administratorin e kompanisë fituese të këtij koncesioni.

Bëhet fjalë për Agim Kolën, administrator i kompanisë Rr.s.M.& Hidro Company, arrestimi i të cilit e çon në 17 numrin e biznesmenëve të vënë në pranga për mashtrim me TVSH-në duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 4 milion eurosh.

Kola është një emër i njohur, ai është administrator i kompanisë “ANK”, firma që përmes një oferte të pakërkuar arriti të fitojë koncesionin për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren me vlerë rreth 30 milion euro.

Opozita ka akuzuar disa herë qeverinë për këtë koncesion, duke e quajtur si një nga aferat më të mëdha korruptive, për shkak të fryrjes së madhe të kostos së ndërtimit.

Biznesmenët e akuzuar për mashtrim me TVSH dhe kompanitë e tyre:

Në arrest shtëpie:

1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company arrest shtëpie

2.Astrit Lala, kompania Leksi ‘Security 1’ arrest shtëpie

3.Haxhi Sala, kompania Leksi ‘Security’ arrest shtëpie

4.Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k arrest shtëpie

5.Shkëlqim Prodani, kompania ‘Red Black’ arrest shtëpie

6.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k arrest shtëpie

7.Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction” arrest shtëpie

8.Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k arrest shtëpie

9.Rrapo Baduni, kompania “Bani/s” arrest shtëpie

10.Drilon Bareti, administratori i “Eba Ndertim” detyrim paraqitje

Në arrest me burg për 20 ditë

11.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE 20 ditë burg

12.Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k 20 ditë burg

13.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans” 20 ditë burg

14.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma” 20 ditë burg

16.Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group 20 ditë burg

16.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas” 20 ditë burg

17.Agim Kola administrator i kompanisë Rr.s.M.& Hidro Company.

Image 
Image