Policia i bën kontroll rutinë, ia gjen më shumë se 32 mijë euro kesh

Policia i bën kontroll rutinë, ia gjen më shumë se 32 mijë euro kesh

Kronika September 17, 2019 - 10:48
Detajet

Policia në Prizren ka arrestuar katër persona të dyshuar pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një shumë e konsiderueshme parash

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 10 mijë e 700 euro dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11 mijë e 500 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona.

Me urdhër tq prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.