Vdekje e dyshimtë e një fëmije në Fushë Kosovë

Vdekje e dyshimtë e një fëmije në Fushë Kosovë

Kronika September 17, 2019 - 10:54
Detajet

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka marrë informacione për vdekjen e një fëmije në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës nëna e fëmijës ka njoftuar se I ka vdekur fëmija, më pas është konstatuar edhe nga mjeku kujdestar, shkruan “Zëri.info”.

Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Fushë Kosovë 16.09.2019 - 05:00. Ankuesja femër K-Ashkalike ka njoftuar se fëmija i saj ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./ZËRI