Varroset 17-vjeçarja që e mbyti treni në Klinë, këto janë fjalët prekëse të mësimdhënësit të saj

Varroset 17-vjeçarja që e mbyti treni në Klinë, këto janë fjalët prekëse të mësimdhënësit të saj

Kronika September 18, 2019 - 19:15
Detajet

Sot është varrosur 17-vjeçarja Jehona Gashi, e cila dje humbi jetën pasi u godit nga treni në qytetin e Klinës.

E ndjera është varrosur sot në fshatin Jashanicë, ndërsa me fjalë prekëse e ka kujtuar atë edhe mësimdhënësi i saj, shkruan “Zëri.info”

Mësimdhënësi Fisnik Bajrami, e ka kujtuar Jehonën si një nxënëse të dalluar, ndërsa e ndjera ishte duke vijuar mësimet në shkollën profesionale në Klinë.

Kujtojmë se për këtë rast, me vendim të prokurorit drejtuesi i trenit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

Këto janë fjalët e mësimdhënësit për Jehonën:

Image