Moderatorja e lajmeve në RTK nuk mund t’i mbajë lotët kur bën të ditur lajmin për vdekjen e koleges, Ardita Sylejmani – Bllaca

Moderatorja e lajmeve në RTK nuk mund t’i mbajë lotët kur bën të ditur lajmin për vdekjen e koleges, Ardita Sylejmani – Bllaca

Kronika September 19, 2019 - 15:54
Detajet

Moderatorja e lajmeve në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK), Edona Musa mezi ka arritur të përmbahet gjatë edicionit të lajmeve të orës 15:00, shkruan GazetaBlic.

Ajo ka dhënë lajmin e hidhur për humbjen e koleges së saj, gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca e cila ka ndërruar jetë sot në Budapest të Hungarisë.

Gazetarja me prejardhje nga Gjilani, dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes. Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.