Aksident në Ferizaj, lëndohen pesë persona
Kronika
September 20, 2019 - 11:44
Detajet
Dy automjete janë përfshir në një aksident trafiku në Ferizaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona, të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore, ku katër nga të lënduarit janë liruar, ndërsa personi i pestë është nën kujdesje mjekësore.
Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje.