Vdes ish-ushtari i UÇK-së që në konakun e tij priti Adem e Hamëz Jasharin

Vdes ish-ushtari i UÇK-së që në konakun e tij priti Adem e Hamëz Jasharin

Kronika September 20, 2019 - 14:13
Detajet

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Miftar Raci.

Lajmin për vdekjen e Racit e ka dhënë, ish-deputeti i VV-së, Rexhep Selimi përmes një postimi në Facebook.

Ka thënë se konaku i Racit priti Adem e Hamëz Jasharin e shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së.

Postimi i plotë:

U nda nga jeta MIFTAR HAJRË RACI nga Siqeva.

Jetoi me nderë e me krenari, duke qenë një burrë patriot e bujar.
Me pushkën gjithmonë pranë, Baci Miftar e nderoi familjen dhe konakun e tij, atë konak ku priti Adem e Hamëz Jasharin me shokë, aty ku u priten me bujari shumë heronj e luftëtarë të Lirisë, atë konak që e ktheu në qerdhe të luftëtarëve të UÇK-së.
Emri i tij do të kujtohet gjithmonë me respekt e nderim nga gjithë ata që e njoften.
E kisha për nderë që bashkë me shumë shokë e bashkëluftëtarë të kalonim kohë te gjatë bashkë me Bacin Miftar Hajrën.
Lavdi jetës së tij.