'Pse nuk ecën shpejt', 23-vjeçari dhunon shoferin e urbanit në Tiranë

'Pse nuk ecën shpejt', 23-vjeçari dhunon shoferin e urbanit në Tiranë

Kronika September 21, 2019 - 11:09
Detajet

Linjat e transportit urban në Tiranë vazhdojnë të jenë makth për qytetarët. Mbrëmjen e së premtes një 23-vjeçar ka dhunuar shoferin e urbanit, pasi ky i fundit po ecte ngadalë.

Sipas policisë i riu me inicialet A. K e ka goditur shoferin me mjetet të forta. Gjatë konfliktit, që ka terrorizuar udhëtarët e tjerë, shoferi ka mbajtur dyert mbyllur të autobusit deri sa mbërriti policia.

“I riu ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njofton policia.