Tre të lënduar rëndë nga tërmetet në Shqipëri

Kronika shtator 22, 2019 - 14:14
Lexon detajet

Tre persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e goditjeve nga tërmetet që përfshinë Shqipërinë, që nga dita e djeshme.

Mediet shqiptare, raportojnë se aktualisht tek spitali i Traumës në Tiranë janë 7 persona nën mbikëqyrje dhe që po marrin trajtim ndërsa 3 paraqiten në gjendje më serioze.

Deri më tash, numri i përgjithshëm i personave të lënduar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka arritur në 105.

Ata kryesisht janë paraqitur me fraktura të gjymtyrëve dhe lëndime të tjera si pasojë e panikut të shkaktuar nga dridhjet e tokës.

Përveç të lënduarve, nga tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit, janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.