Arrestohen për trafikim me njerëz dy persona në Fushë Kosovë

Arrestohen për trafikim me njerëz dy persona në Fushë Kosovë

Kronika tetor 09, 2019 - 10:41
Detajet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale Trafikim me njerëz’ dhe ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’, transmeton Zëri.Info

Përmes një komunikate, policia bën të ditur se hetuesit policorë në vend ngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdorën në procedura të më tejme gjyqësore.

Komunikata e plotë e policisë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas pranimit të informatës për një rast ku dyshohej për trafikim me njerëz, ka filluar veprimet operativo-hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda.

Policia, më 08.10.2019, gjatë kontrollit në një banesë në Fushë Kosovë, ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj: S.S. viti i lindjes 1979 dhe J.Sh. viti i lindjes 1978, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘Trafikim me njerëz’ dhe ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

Hetuesit policorë në vend ngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdorën në procedura të më tejme gjyqësore.

Viktimat e rastit janë trajtuar sipas ‘Procedurave standarde për viktimat e trafikimit’, të njëjtat janë dërguar në strehimore të sigurt.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.