Një femër në Gjilan e godet me thikë ish të dashurin në vendin e punës

Një femër në Gjilan e godet me thikë ish të dashurin në vendin e punës

Kronika tetor 09, 2019 - 14:46
Detajet

Një burrë është therë me thikë mëngjesin e djeshëm në vendin e tij të punës.

Sipas sqarimit të Policisë së Rajonit të Gjilanit, deri sa viktima ka qenë duke punuar, rreth orës 8 e 30 të mëngjesit, e dyshuara e cila ka qenë ish e dashura e viktimës ka hyrë në objektin e punës dhe e ka therë me thikë në pjesën e abdomenit.

Viktima për shkak të lëndimeve të marra nga therja, është dërguar në emergjencën e spitalit Rajonal në Gjilan.

Policia ka njoftuar se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Në anën tjetër, e dyshuara në këtë rast ish e dashura e viktimës është arrestuar nga policia dhe më pas është intervistuar lidhur me rastin.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me urdhër të këtij të fundit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është hapur në polici si vrasje në tentativë.