Vdes një person në aksident trafiku në Gllarevë

Vdes një person në aksident trafiku në Gllarevë

Kronika tetor 10, 2019 - 10:17
Detajet

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në Gllarevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në ora 22:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Gllarevë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motokultivator.

“Në këtë aksident ishin të përfshira një automjet i markës Opel me targa vendore i drejtuar nga i dyshimti dhe një motokultivator i drejtuar nga viktima, ku si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës,  ndërsa tre persona janë lënduar dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit rajonalë për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në murgun e spitalit rajonal në Pejë.