Tre persona të lënduar në një aksident në Vrellë të Istogut

Tre persona të lënduar në një aksident në Vrellë të Istogut

Kronika tetor 17, 2019 - 19:07
Detajet

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Vrellë të Istogut. 

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 15:20 minuta Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vrellë të Istogut ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë mbetur tre persona të lënduar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe pas trajtimit janë liruar. Sipas ekipit mjekësor ata kanë pësuar lëndime sipërfaqësore”- tha Rugova.