Policia jep detaje për aksidentin në Kodrën e Trimave

Kronika October 22, 2019 - 18:10
Detajet

Në aksidentin e ndodhur në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë mes veturës dhe karrocës së invalidit të drejtuar nga një person, lëndime trupore ka pësuar ky i fundit, ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë ndërsa vozitësi i veturës aktualisht po intervistohet nga policia, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 16:45 në rrugën “Mon Balaj” në Kodër të Trimave ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një personi me aftësi të kufizuara i cili ka qenë në karrocë. Personi në karrocë ka pësuar lëndime dhe është dërguar në qendrën emergjente, ndërsa voizitësi po intervistohet nga policia”, tha Krasniqi.