I vazhdohet edhe për 1 muaj paraburgimi vëllait të Xhafer Tahirit dhe të dyshuarit për incizim të bisedave

I vazhdohet edhe për 1 muaj paraburgimi vëllait të Xhafer Tahirit dhe të dyshuarit për incizim të bisedave

Kronika nëntor 08, 2019 - 13:10
Detajet

Vëllait të Xhafer Tahirit, Salih Tahirit i është vazhduar edhe për 1 muaj paraburgimi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Ai dyshohet për veprën penale ushtrim i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KRPK).

Pos tij, edhe të dyshuarit për incizimin e bisedës, Sh.K. i është vazhduar paraburgimi edhe për një muaj.