Kosovarja që u zhduk gjatë luftës në Shqipëri, dyshohet se u pa në Prizren

Kosovarja që u zhduk gjatë luftës në Shqipëri, dyshohet se u pa në Prizren

Kronika nëntor 11, 2019 - 14:12
Detajet

Luljeta Memqaj, një kosovare nga Prizreni, e cila shkoi në Shqipëri gjatë kohës së luftës, u zhduk bashkë me kunatin e saj në vitin 1999, gjatë përpjekjes për të mbrritur te i fejuari i saj në Gjermani.

Familja e saj i druhet faktit se ajo mund të ishte trafikuar, apo mund të kishte humbur jetën në skaf rrugës për në Itali, në mbërritje të stacionit të pare.

Por tek sa rasti przantohet direkt në emisionin “Pa gjurmë” në Raport TV, mbërrin një dëshmi nga Prizreni e cila ka rrëzuar dyshimet e tyre, duke ju ngjallur shpresat se ajo mund të jetë gjallë dhe mund të jetë martuar me kunatin e saj Reshat Jahaj, pikërisht personin që e shoqëroi nga Shqipëria.

Nëna e Luljetës thot se “vjerri e ka majt dy javë ku ka jetu vet në Elbasan, mas dy jave e ka marr e ka qit me një taksist, e taksisti nuk e di kush është ai, vajza me djalin e dytë të vetin, prej aty ma unë nuk di se çka ka ndodh”.

Me gjithëse kanë dale në skenë shumë emra, që morën përsipër kalimin në mënyrë ilegale të Luljetës, familjarët e saj ende nuk kanë asnjë informacion për vajzën e tyre që nga dita që ka dale nga shtëpia.

Ndërsa për here të pare pasë kërkimeve të familjarëve të Luljetës, vjen reagimi i ish të fejuarit të sajë Enver Jahaj, ku thot se një shok më ka treguar se ajo ka dal në Itali.

Familja Memqaj kërkon ndihmë për ta gjetur atë.