Ende asnjë gjurmë për gruan nga Prishtina, vajza e saj ka një apel

Ende asnjë gjurmë për gruan nga Prishtina, vajza e saj ka një apel

Kronika November 11, 2019 - 22:43
Detajet

Remzie Mustafa tash e disa ditë është raportuar e zhdukur.

Fotografitë e saj janë shprendarë gjithandej Prishtinës, ndërsa deri tani ende nuk ka gjurmë për gjetjen e saj, shkruan Zëri.info

Para pak minutash ka qenë vajza e saj, e cila ka lëshuar një thirrje për ndihmë në gjetjen e nënës.

Anita ka lutur të gjithë ata që mund ta shohin gruan, që ta ndalojnë dhe të rrinë afër saj derisa të telefonojnë të afërmit.

Kjo është thirrja e saj:

Ju lutem te gjitheve qe te beni perseri share NENA ime ende nuk eshte gjetur, ju lus me gjithe shpirt nese e shihni lajmroni nr tim 044 22 66 78 . Mos u largoni prej saj rrini afer pa frike. Ju lus si nje femije qe ka nevoje per nanen e tij.

Image