Gjilan: Persona të maskuar e të armatosur vjedhin para në një barnatore

Gjilan: Persona të maskuar e të armatosur vjedhin para në një barnatore

Kronika November 12, 2019 - 12:16
Detajet

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën në një barnatore në Gjilan, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një barnatore që gjendet në rrugën “7 Shtatori” në Gjilan.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se grabitja është kryer nga një person i dyshuar i cili ka qenë i maskuar dhe nën kërcënim të armës, nga punëtorët e barnatores ka marrë një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për persona të lënduar.