Mjeku Milot Rama flet për rastin 'Dehari' në Radio Prishtina

Mjeku Milot Rama flet për rastin 'Dehari' në Radio Prishtina

Kronika November 12, 2019 - 17:30
detajet

Ai vdekjen e Astrit Deharit e cilësoi vrasje

Mjeku shqiptar Milot Rama, që punon në njërën ndër klinikat më të njohura gjermane në Berlin si dhe në Bremen, gjithashtu është njëri ndër të parët që u deklarua në lidhje me raportin e autopsisë për Astrit Deharin. Ai vdekjen e Deharit e cilësoi si vrasje dhe jo vetëvrasje.

Gjatë kohës kur vdiq Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, mjeku Milot Rama përmes një postimi në “Facebook” pati thënë se ka qenë mjaft i trishtuar me raportin e autopsisë së Astritit.

“Une si mjek me pervoje katervjecare ne mjekesi intezive ne njeren ne klinkat me prestigjioze kardiologjike dhe pulmonologjike gjermane. Jam me shume se i trishtuar me raportin e autopsise. Shume here edhe anestezistet dhe ne mjeket ne reparte intenzive me metoda me te sofistikuara kemi veshtiresi te fusim tubusin me gjeresi max 2 cm ne rruget e frymarjes. Prandaj tani perdorim gjithnje e me shume videolaringoskop, ku rruget e frymarjes i vezhojme ne kamere per intubim me te shpejte. Cak kur pacientet jane nen sedacion te plote dhe nen relaksant te muskulures, do te thote pa asnje refleks mbrojtes. te pacientet e zgjuar per shkak te refleseve mbrojtese futja edhe edhe e nje obketi sa lapsi edhe e pamundur per shkak te refleskeve mbrojtese. ”Hyrja ne lariks” do te thote ne rruget e frymarjes ka gjeresi 1.75 cm -2.5 cm gjate vizualizimit me laringoskop. nen teknike te ushtruar dhe ndricim special , ndersa trakea, nen lariks ka gjeresi 2 cm dhe ndertim kercor. Ta fut nje njeri nje shishe te mjaltes ne sistem respirator ne koshience te plote dhe reflekse mbrojtese e tejkalon edhe fantazine e Steven King. Jam i tmerruar! Nese e kam gabim ju lutem me tregoni, njeriu meson sa jeton!” (sic.), ka shkruar ai.

Ndëkaq sot në orën 17:00 në emisionin ‘Drive Time’ me Arin dhe Bernën në studion e Radio Prishtina do të diskutojmë me dr. Milot Rama për rastin e Astrit Deharit dhe gjithashtu do të flasin më shumë rreth shëndetit mental ose vrasësit.