'Grupi Drenica' ankesë në Kushtetuese për pezullim të vendimit të Gjykatës së Mitrovicës

'Grupi Drenica' ankesë në Kushtetuese për pezullim të vendimit të Gjykatës së Mitrovicës

Kronika November 13, 2019 - 15:37
Detajet

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në seancën shqyrtuese me 13 nëntor 2019 shqyrtoi kërkesë e Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Demaj pjesëtarë të Grupit Drenica .

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 26 shtator 2018, me të cilin parashtruesit e kërkesës pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 24 nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut,

Parashtruesit e kërkesës kërkuan njëherësh nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë masë të përkohshme, përkatësisht “të ndaloj ekzekutimin e vendimit të kontestuar”.

Parashtruesit e kërkesës gjithashtu kërkuan nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme, përkatësisht të bëjë “pezullimin e procedurës së ekzekutimit të dënimeve nga Gjykata Themelore në Mitrovice lëndët me numër ED: 123, 125, 126 dhe 127, deri në vendosje të kësaj lëndë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”.

Gjykata Themelore e Mitrovicës pati shqiptuar dënimin prej 65 vitesh për të ashtuquajturin Grupi Drenica .

Ky vendim pati sjellë edhe reagimin e organizatave te dala nga lufta.

Këto të fundit e kanë quajtur vendimin si komplot kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.