Detaje nga aksidenti në Podujevë, ka të vdekur

Detaje nga aksidenti në Podujevë, ka të vdekur

Kronika nëntor 15, 2019 - 15:03
Detajet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhanë të Podujevës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:11.

“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftuar për nje aksident trafiku në F.sh.Lluzhanë  në magjistralen Podujeve-Prishtine. Është njoftuar edhe emergjenca dhe njesia e zjarrfiksave. Në orën 14:30 kemi pranuar nje konfirmim nga njesitë në vendin e ngjarjes se me konfirmim të mjekut kujdestar  një person ka nëdrruar jetë dhe dy  persona të lenduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. 

Image