Dhjetë vjet burgim për dy persona nga Peja për grabitjen e 50 mijë eurove

Dhjetë vjet burgim për dy persona nga Peja për grabitjen e 50 mijë eurove

Kronika November 15, 2019 - 17:37
detajet

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykimin ndaj dy të pandehurve lidhur me rastin e Xh.B dhe E.Z, që janë gjetur fajtorë dhe janë dënuar bashkë me dhjetë vjet burgim.

“Me datë 23.07.2018, rreth orës 11.30 min, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme pasi që sigurohen se meshkujt kanë dalën nga shtëpia, ndalojnë me veturën që i pandehuri Xh e kishte marrë në huazim, i njëjti del nga automjeti dhe i bie ziles së derës së shtëpisë së të dëmtuarit A.Sh dhe në momentin kur e dëmtuara I e hapë derën, i pandehuri ia drejton armën të cilën e mbante në dorë, e shtyn derën me forcë, futet brenda, pas tij hynë edhe i pandehuri E.Z me sopat në dorë dhe pasi i pandehuri Xh të njëjtës i drejtohet me fjalët “Qiti paratë” e kapë të dëmtuarën për flokë dhe me armë drejtuar pas shpine, e detyron të ngjitet në katin e dytë dhe nga sirtari merr paratë në shumë prej pesëdhjetëmijë (50.000.00 )euro, gjersa i pandehuri i dytë E.Z, me sopat në dorë qëndron në katin e parë tek e dëmtuara E, se cilës i kërcënon se do të ua hekë kokën asaj dhe fëmiut të saj nëntë (9) muajsh po qe se lëvizë, nga e cila merr një orë dore dhe dy telefona celular në vlerë prej një mijë e tetëqind (1.800.00) € dhe së bashku largohen nga vendi i ngjarje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Të pandehurit XH.B gjykata i shqiptoj dënim me gjobë në shumë prej 500 € e të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do të llogaritet në shumë prej 20 €, si dhe dënim me burg ashtu që ia përcakton dënimin me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vite e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

“Të pandehurit E.Z, gjykata i shqiptoj dënim me gjobë në shumë prej 1.000 € e të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar , atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do të llogaritet në shumë prej 20 €, si dhe dënim me burgimashtu që ia përcakton dënimin me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.