Shpërthim në Graqanicë, ka të lënduar

Shpërthim në Graqanicë, ka të lënduar

Kronika November 16, 2019 - 11:51
Detajet

Një person është lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur dje në një banesë, në Graqanicë.

Policia njofton se viktima femër ka pësuar lëndime trupore ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar nga dy dëshmitar K/Serb se në lokacionin e lartcekur në një banesë është dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore kanë gjetur viktimën femër K/Serbe e cila kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Shtëpi të Shëndetit dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se e njëjta ishte jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në rapor.

Rasti është duke u hetuar.