Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë

Kronika November 19, 2019 - 18:20
Detajet

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në dalje të Fushë Kosovës.

Në aksident janë përfshirë disa vetura, teksa nuk dihet për persona të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti është shkaktuar edhe kolonë e gjatë, shkruan Indeksonline.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë më rastin.

Policia së fundi ka apeluar disa herë për kujdes të shtuar në trafik, pasi që kanë ndodhur shumë aksidente me pasoja fatale.

Image

Image

Image