Të shtëna me armë zjarri, humb jetën një person

Të shtëna me armë zjarri, humb jetën një person

Kronika December 04, 2019 - 21:23
Lajmet e fundit nga Shqipëria

Ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalë të qytetit, ku i vrarë ka mbetur 46-vjeçari i identifikuar si Artur Bresha, ndërsa mësohet se është plagosur vëllai i tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /abcnews