Vdes 63-vjeçari në aksidentin mes veturës dhe kamionit, tre persona mbesin të plagosur

Vdes 63-vjeçari në aksidentin mes veturës dhe kamionit, tre persona mbesin të plagosur

Kronika December 05, 2019 - 21:14
Detaje

Një 63-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, pranë fshatit Shtoj i Vjetër.

Viktima është identifikuar si Marije Leka, ndërsa nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë.

Nga informacionet e para raportohet se një mjet tip Benz është përplasur me një kamion rreth orës 17:50.

Të plagosurit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.