Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një këmbësorë në Klinë

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një këmbësorë në Klinë

Kronika December 06, 2019 - 16:11
Detajet

Sot rreth orës 9:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet transportues (kamionetë) dhe një këmbësor.

Sipas policisë, viktima e rastit (këmbësori) i lindur me 1978, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë për Obduksion, ndërsa i dyshuari A.G i lindur me 1995 m/k/sh, dërgohet në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.