Avokati i Popullit: Autoritetet dështuan ta mbrojnë të miturin në Fushë Kosovë i cili u dhunua e pastaj u vra

Avokati i Popullit: Autoritetet dështuan ta mbrojnë të miturin në Fushë Kosovë i cili u dhunua e pastaj u vra

Kronika December 06, 2019 - 17:02
Detajet

Në korrikun e këtij viti në mënyrë të rëndë u vra K. Veseli, 9 vjeç, nga komuna e Fushë Kosovës. Ai dyshohet se u dhunua, e pastaj u godit me mjete të forta nga një 19-vjeçar. I mituri sa ishte gjallë e kishte njoftuar policinë e prokurorinë për dhunën që po e përjetonte. Mirëpo, shteti nuk i ishte ofruar mbrojtje. Për këtë rast, Express në vazhdimësi ka raportuar për neglizhencën nga ana e institucioneve të drejtësisë.

Për këtë rast, Avokati i Popullit ka konstatuar se autoritetet përgjegjëse ishin në dijeni për rrezikun të cilit fëmija viktimë i ishte ekspozuar, si fëmijë në situatë rruge dhe si fëmijë i abuzuar seksualisht, andaj edhe kanë dështuar në ndërmarrjen e masave në lidhje me detyrimet pozitive, respektivisht për mbrojtjen e jetës së viktimës.

“Avokati i Popullit, pas rishikimit të legjislacionit përkatës, të instrumenteve ndërkombëtare, të dokumentacionit të çështjes, të informatave dhe të dhënave që i ka, vlerëson se në rastin konkret ka pasur shkelje të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut, përkatësisht shkelje të detyrimeve pozitive të shtetit për mbrojtjen e së drejtës për jetë, si dhe të të drejtave të fëmijëve për mbrojtje nga dhuna dhe nga keqtrajtimi, pasi që autoritetet përkatëse nuk i kanë përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore, e as standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së viktimës, të zbatueshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në bazë të analizës, të vlerësimeve dhe të konstatimeve, Avokati i Popullit në raportin e publikuar lidhur me çështjen ia adreson rekomandimet Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ky Raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse. I njëjti u është dërguar mediave dhe është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Dhunimin e parë seksual, fizik e psikologjik, tashmë i ndjeri K.Veseli, dyshohet se e kishte përjetuar në moshën 8-vjeçare. Ai bashkë me nënën e tij, Makfiren, vëllezërit e motrat, po kërkonin gjësende nëpër kontejnerë në lagje të ndryshme të Fushë Kosovës.

Pikërisht derisa ishte “në vendin e tij të punës”, duke  kontrolluar nëpër bërllok për të siguruar pak para,  K.Veseli po ngacmohej nga një djalë 10 vjet më i madh se ai, nga 19 vjeçari me emrin Sefedin Osmani.

Makfirja- nena e te ndjerit, K.Veseli 9-vjeçar

Rastin, K.Veseli bashkë me nënën e tij, e kishte raportuar në policinë e Kosovës, në janarin e këtij viti. Por, Sefedini, që tani është i dyshuari kryesor për vrasjen e djalit të mitur të komunitetit rom, edhe pse po përballej me akuza për abuzim seksual, po vazhdonte të qëndronte në liri.

Policia e Kosovës në marsin e këtij viti, ishte mjaftuar vetëm me një kallëzim penal ndaj personit të dyshuar për kryerjen e këtij akti.

Qendra për Punë Sociale: Në muajin mars, K.Veseli na tregoi se u dhunua seksualisht

Për muaj me radhë tashmë i ndjeri dhe nëna e tij Makfirja ishin ankuar pranë institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar ndihmë.

Image