Shqiptari vrau vajzën në Australi, nga spitali psikiatrik pranon krimin

Shqiptari vrau vajzën në Australi, nga spitali psikiatrik pranon krimin

Kronika December 09, 2019 - 16:48
Detaje

Përmes një lidhjeje me skype me mediat australiane nga spitali psikiatrik Petrit Lekaj pranoi se kishtë vrarë vajzën e tij.

Studentja 20-vjeçare u gjet e vdekur brenda makinës së saj pranë banesës në muajin korrik të këtij viti.

Brenda mjetetit u gjet edhe babai i saj i plagosur.

Siç shkruajnë mediat, prokurori ka kërkuar një raport të pavarur nga specialistër psikiatër për të akuzuarin i cili e ka pranuar krimin.

Por deri më tani kur kanë kaluar disa muaj pas ngjarjes, nuk dihet motivi i saj.

Shqiptari ka pasur nje te kaluar jo te paster, pasi i kane zbuluar se ka qene i dënuar për drogë perpara 20 vjetesh.

Edhe nëna e Sabrinës, mbetet konfuze për motivin që e shtyu bashkëshortin e saj të kryejë këtë krim.

Avokati mbrojtës i shqiptarit, Ben Sale i kërkoi gjykatës sot kohën e nevojshme për të siguruar raportin psikiatrik përpara dhënies së dënimit.

Ai tha se ka pasur disa vonesa për shkak të shëndetit të klientit të tij. Në gjykatë sot, avokati i tij mbrojtjes Ben Sale tha se vendimi për fajësinë e tij ishte arritur pasi ishin marrë shumë ceshtje “ne konsiderate”.

Gjyqtari Trish Kelly e shtyu vendimin per gjykimin deri më 4 shkurt.