Aksident i rëndë, përplaset nga automjeti, humb jetën 60-vjeçari

Aksident i rëndë, përplaset nga automjeti, humb jetën 60-vjeçari

Kronika December 09, 2019 - 17:33
Detaje

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në fshatin Prezë të Vorës, si pasojë e një aksidenti.

Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra nga përplasja.

Drejtuesi i automjetit, personi me inicialet A. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa policia po heton për ngjarjen.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.

Si pasojë e demtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.